Elena Teslova
17 Tetor 2015•Përditësim: 18 Tetor 2015
MOSKË (AA) - Në kryeqytetin rus Moskë sot u mbajtën protesta kundër sulmeve ajrore të Rusisë në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Një grup prej rreth 200 protestuesve u mblodhën në sheshin Suvorov në qendër të Moskës, të cilët kanë brohoritur parulla kundër Presidentit Vladimir Putin dhe Presidentit sirian Bashar al-Assad.
Grupi i protestuesve mbante pankartën në të cilën ishte shkruar "Assad vrasës", "Kjo luftë është turp për Rusinë", "Nëse shpallni luftë, shpalleni kundër korrupsionit", "Ferri i pret ata që dëshirojnë bombardimin për paqe". Protestat u përcollën nën masa të forta sigurie.