Dejan Maksimoviç,Lejla Bıogradlıja
19 Tetor 2015•Përditësim: 20 Tetor 2015
SARAJEVË (AA) - Sot në kryeqytetin e Bosnjë dhe Hercegovinës -Sarajevë u përkujtua 12 vjetori i vdekjes së presidentit të parë të BeH-së Alija Izetbegoviç, raporton Anadolu Agency (AA).
Alija Izetbegoviç i cili ka qenë lideri në rrugën për pavarësinë e vendit dhe për shkak të njohurisë së thellë i pagëzuar si "Mbreti i Urtë" u përkujtua pranë varrit të tij i cili ndodhet në memorialin e martirëve në Kovaçi, ku morën pjesë i biri i tij dhe anëtari boshnjak i Kryesisë së Bosnjë dhe Hercegovinës Bakir Izetbegoviç, kryeministri i BeH Denis Zvizdiç, kryeministri i Federatës së BeH Fadil Novaliç, ambasadori turk në Sarajevë Cihad Erginay dhe qytetarët.
Në ceremoni u vendosën kurora me lule pranë varrit të tij, u bënë lutje dhe homazhe.
Anëtari i Kryesisë së BeH Bakir Izetbegoviç në deklaratën e tij theksoi se edhe pse kanë kaluar 12 vjet nga vdekja e Alija Izetbegoviç-it ende jeton në zemra e tyre.
"Nga veprat e Alija-s i cili na i ka lënë neve si trashëgimi duhet të kuptojmë se si qytetarë të cilët e duam këtë vend duhet të luftojmë me gjithë fuqinë për të mbrojtur Bosnjë dhe Hercegovinën në çdo aspekt", tha Bakir Izetbegoviç.
Shoku i afërm i Alija Izetbegoviç-it Halid Genjac theksoi se Izetbegoviçi gjithë jetën e tij ia ka përkushtuar lirisë së mendimit dhe të drejtave të njeriut.
"Ai kishte vetëm një qëllim për Bosnjë dhe Hercegovinën. Njerëzit që jetojnë në këtë shtet të kenë të drejta dhe liri të barabarta", tha Genjac.
- "Mbreti i Urtë"
Alija Izetbegoviç ka lindur në vitin 1925 në veri-perëndim të Bosnjës dhe Hercegovinës në Bosanski Shamac. Ai gjatë Luftës së Dytë Botërore luftoi kundër ideologjisë fashiste dhe çetnike, dhe më tej kundër ideologjisë komuniste. E formoi organizatën e quajtur "Mladi Muslimani" (Muslimanët e Rinj) i përbërë nga studentët dhe nxënësit.
Ai gjatë luftës për popullin e tij u arrestua dhe e vazhdoi jetën në burg në kushte të vështira. Në fund të vitit 1988 u lirua me një amnisti "e cila parashikonte faljen e njerëzve të cilët kanë kundërshtuar me fjalë" nga ana e qeverisë jugosllave.
Izetbegoviç-i në vitin 1990 e formoi partinë më të fortë në vend, Partia e Veprimit Demokratik (SDA), dhe ka qenë lideri, gjegjësisht udhëheqës i popullit gjatë luftës 1992-1995. Izetbogviç më 21 nëntor të vitit 1995 me nënshkrimin e Marrëveshjes së Dejtonit i la popullit të tij një shtet të njohur në arenën ndërkombëtare dhe një flamur.
Për shkak të sëmundjes në tetor të vitit 2000 dha dorëheqje nga presidenca, ndërsa më 19 tetor 2003 ndërroi jetë.