Amina Zorniç
05 Nëntor 2015•Përditësim: 06 Nëntor 2015
SARAJEVË (AA) - Grabitësit të cilët kryen vjedhje në filialin e bankës Raiffeisen në lagjen Ilixha akoma nuk janë zbuluar, u tha në konferencën e jashtëzakonshme të Ministrisë së Brendshme të Kantonit të Sarajevës, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë kësaj grabitjeje, sulmuesit kanë hapur zjarr duke plagosur një kalimtar të rastit i cili me vonë vdiq nga plagët e marra.
Siç njoftoi zëdhënësi i policisë, Irfan Nefiç, dyshohet se bëhet fjalë për tre sulmues të cilët gjatë grabitjes kanë hapur zjarr duke plagosur një çiklist dhe më vonë janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet të cilit i kanë vënë flakën për të fshehur gjurmët.
Më herët gjatë ditës në Sarajevë është grabitur edhe një bankë tjetër, por siç njoftoi Nefiç me veprim të shpejtë të policisë grabitësi është kapur në një taksi, ndërsa te ai janë gjetur dhe konfiskuar paratë e vjedhura, një maskë fytyre, dorëza dhe një pistoletë me pesë plumba.
Policia po heton nëse bëhet fjalë për lidhje të këtyre dy rasteve.