Muhammed Ali Toruntay
03 Dhjetor 2016•Përditësim: 04 Dhjetor 2016
ANKARA (AA) - MUHAMMED TORUNTAY
Mjeshtri i gdhendjes, 49 vjeçari Mustafa Bulut i cili jetën e tij ia ka dedikuar artit të përpunimit të drurit, që nga mosha 12-vjeçare me veprat e tij i jep "jetë" drurit, raporton Anadolu Agency (AA).
Bulut i cili që në moshën 12-vjeçare ka nisur të punojë si nxënës pranë mjeshtrit të tij në gdhendjen e drurit vazhdon profesionin në atelienë e tij në rajonin Altındağ në Ankara me përpunimin e dyerve të drurit, mobilieve, tavolinave të vogla, etj. Ai pasi kryer zbukurimet mbi produktet e drurit i servir ato për klientët e tij.
Duke vënë në dukje se kanë vështirësi të gjejë nxënës për ti trajnuar dhe se të rinjtë nuk tregojnë interes në këtë profesion, Mustafa Bulut shprehet se gdhendja e drurit nuk ka më konkurrencë si më parë. Ai thekson se është pakësuar interesi për punimet e dorës dhe shton se për shkak të zhvillimeve teknologjike ky profesion po përballet me rrezikun për të humbur.
Më tej pasi ka tërhequr vëmendjen se profesionin e tij e kryen me dëshirë, Bulut tha se i jep formë shumë artikujve dhe mobilieve duke gdhendur drurin me daltë hekuri, ndërsa në pjesën tjetër të kohës e kalon duke bërë orë tavoline dhe makete.
Gjithashtu Bulut ka treguar se ka përfunduar orën e madhe të murit me kurdisje për të cilën ka punuar për 4 vite dhe të cilën e ka projektuar vetë që nga zbukurimet dhe tek detajet më të vogla, vepër kjo e cila ka gjetur blerës për vlerën 30-40 mijë lira (afërsisht 10-13 mijë dollarë).