Malik Hasa
10 Tetor 2015•Përditësim: 11 Tetor 2015
TIRANË (AA) – Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqiperisë dënon sulmet e sotme “terroriste” të ndodhur në Ankara të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
MPJ e Shqiperisë në një deklaratë për mediat ka thënë se dënon sulmet e sotme terroriste të ndodhur në Ankara të Turqisë, me pasojë humbjen e jetëve të civilëve të pafajshëm.
Në vazhdim të deklaratës së saj MPJ e Shqipërisë deklaron se: “Shprehim ngushëllimet e thella dhe u gjendemi pranë popullit dhe qeverisë turke në këto momente të vështira duke uruar sherim te shpejte per te plagosurit dhe tejkalimin e situatës”.