Fatjon Cuka
24 Gusht 2016•Përditësim: 25 Gusht 2016
TIRANË (AA) - Kryeqyteti i Shqipërisë, Tiranë, në orët e pasdites të së mërkurës është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut, ku si pasojë ka patur probleme në disa akse rrugore në qytet, raporton Anadolu Agency (AA).
Si pasojë e bllokimit dhe përmbytjes së disa akseve rrugore nga reshjet, është shkaktuar trafik i rënduar, sidomos në akset rrugore në kryeqytet.
Reshjet kanë përfshirë pothuajse të gjitha lagjet e Tiranës, duke përfshirë edhe zonat periferike.
Nga informacionet paraprake të autoriteteve lokale, mësohet se nuk ka dëme në njerëz apo materiale.
Ndërkohë reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë edhe disa qytete të tjera të Shqipërisë.