Rahmi Gündüz
05 Qershor 2016•Përditësim: 05 Qershor 2016
PARIS (AA) – Në Paris është ndërprerë rreziku nga dalja e lumit Seine. Reshjet e mëdha në mbarë vendin gjatë javës mund të kishin shkaktuar daljen e lumit Seine, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekzistonte mundësia që niveli i ujit të arrijë në 6.5 metra, por sot në mëngjes ishte në nivelin më të ulët gjatë shtatë ditëve të fundit dhe arrinte në 5.77 metra.
Banorët e Parisit të premten ishin të shqetësuar se niveli i ujit mund të arrijë në 6.2 metra, megjithatë falë ndërprerjes së reshjeve një gjë e tillë nuk ndodhi.
Nëse nuk ka reshje përsëri, niveli i ujit mund të kthehet në nivelin normal. Ministria e Ambientit dhe autoritetet e qytetit ishin në gjendje gatishmërie që të organizojnë evakuim në perëndim të qytetit nëse lumi dilte nga shtrati.
Ndonëse nuk ka më rrezik nga dalja e lumit, komunikacioni në qytet ende nuk është normalizuar.