Behçet Alkan
16 Dhjetor 2015•Përditësim: 16 Dhjetor 2015
NEVŞEHİR (AA) - Ahmet Arnavut, një prej komandantëve turkmenë në rajonin Bayırbucak në periferi të Latakias në Siri ka theksuar se me sulmet ruse kërkohet që ti jepet fund pranisë së turkmenëve në rajon, raporton Anadolu Agency (AA).
Arnavut në një deklaratë për gazetarin e AA-së luftën në Siri duke e përngjasuar me luftën e Çanakalasë u shpreh se turkemenët dhe arabët duke u bashkuar luftojnë kundër njësive të regjimit dhe mbështetësve të tij.
Duke vënë në dukje se pas mbështetjes së hapur të Rusisë ndaj forcave të regjimit kanë nisur bombardimet intensive në rajonet ku ndodhen opozitarët dhe civilët Arnavut tha se "atë që regjimi nuk mundi ta na bëjë që nga fillimi i luftës e ka bërë Rusia në një muaj. Vazhdon të djegë popullin dhe territoret tona".
Arnavut duke theksuar se me sulmet e Rusisë synohet që turkmenët të braktisin rajonin Bayırbucak, u shpreh se: "Lufta që kemi kryer në 5 vite në Siria i ngjan luftës së Çanakalsë. Të gjithë muslimanët turkmenë e arabë të bashkuar vazhdojmë drejt objektivit duke luftuar kundër regjimit dhe mbështetësve të tij. Rusia kërkon që ti japë fund pranisë së turkmenëve. Fshatrat e zbrazur i qëllon me avionë e helikopterë. Shemb shtëpitë e pabanuara duke iu dhënë turkmenëve mesazhin ‘nuk ju ka mbetur gjë mbrapa, mos mendoni të ktheheni’. Rusët qëllojnë xhami, shkolla, spitale dhe çdo vend, madje edhe rrugët edhe kopshtet. Dëshirojnë që turkmenët të largohen nga këtu dhe që të mos kthehen duke menduar se ‘këtu kemi fshatin, shtëpinë‘".
Arnavut shprehet se raketat e lëshuara nga deti dhe sulmet ajrore nuk kanë objektiv dhe si pasojë e këtyre sulmeve xhamitë dhe shkollat në fshatrat Dervishen, Gebere, Gebelli dhe Karamanlı kanë dalë jashtë përdorimit si dhe ura që lidh komunikimin mes këtyre fshatrave në kryqëzimin në fshatin Sarraf është shembur.
- "Rusia jo nga ajri, por të vijë nga toka"-
Arnavut shprehet se janë të pafuqishëm kundër sulmeve ajrore të avionëve rusë dhe se presin që forcat ruse të zbresin në tokë.
Ai shton më tej se do të vazhdojnë deri në fund të luftojnë për të mbrojtur territoret e tyre dhe shprehet se: "Rusia jo nga ajri, por të vijë nga toka e të luftojë me ne. Lëshojnë raketa nga anijet në det dhe avionët e helikopterët në ajër. Ne dëshirojmë që të vijnë nga toka, por nuk vijnë. Atëherë kuptohet se kush lufton e kush jo. Ai mal është mali ynë, ai territor është territori ynë. Ne do të vazhdojmë të luftojmë deri në pikën e fundit të gjakut dhe deri në burrin e fundit që të mbetet".