Almir Terzic
24 Nëntor 2015•Përditësim: 24 Nëntor 2015
DOBOVA (AA) - Sipas të dhënave të policisë sllovene në Novo Mesto mbrëmë dhe gjatë natës kalimin kufitar ndërmjet Kroacisë dhe Sllovenisë, nën përcjelljen e policisë kroate e kanë kaluar 2.000 refugjatë, raporton Anadolu Agency (AA).
Rreth orës një pas mesnate ka mbërritur treni me 1.004 të huaj, ndërsa rreth orës katër të mëngjesit një tren tjetër me 1.043 refugjatë.
Njëkohësisht, gjatë ditës së djeshme policët në Dobova të Sllovenisë kanë pranuar rreth 4.100 refugjatë, të cilët kanë mbërritur në katër trena. Refugjatët të cilët kanë arritur pas ndihmës së ofruar mjekësore dhe humanitare si dhe pas evidentimit policor në praninë e policëve slloven në trena dhe autobusë janë dërguar drejt qendrave të pranimit.
Siç njofton policia sllovene, aktualisht në stacionin hekurudhor dhe në qendrën e pranimit në Dobova ndodhen rreth 900 refugjatë të cilët kanë arritur gjatë natës. Siç theksohet edhe këta refugjatë pas kryerjes së procedurave të nevojshme do të dërgohen në qendra të pranimit brenda Sllovenisë.
Autoritetet kroate të sigurisë kanë njoftuar kolegët sllovenë se me trenin e ardhshëm, i cili pritej në mëngjesin e sotëm, do të mbërrijnë 943 refugjatë të tjerë.