Dejan Maksimoviç
20 Tetor 2015•Përditësim: 21 Tetor 2015
LJUBJANË (AA) – Policia sllovene ka njoftuar këtë mëngjes se në vend të hënën dhe gjatë natës së kaluar kanë hyrë mbi 8.000 refugjatë, shumica e të cilëve kufirin me Kroacinë e kanë kaluar ilegalisht nëpër fusha, raporton Anadolu Agency (AA).
Rreth mesnatës policia sllovene ka kapur një grup të madh prej rreth një mijë refugjatëve dhe emigrantëve të cilët në mënyrë ilegale kanë kaluar kufirin me Kroacinë.
Pasi që policia i shoqëroi deri në kampin në Brezhice, ata do të shpërndahen në qendrat e pritjes. Situatë e ngjashme ka ndodhur edhe në mëngjesin e sotëm rreth orës pesë kur një tjetër grup prej rreth një mijë njerëzve kanë hyrë ilegalisht nga Kroacia në Slloveni, ndërsa pritet që në orët e mesditës të arrijë edhe një tjetër.
Fluks i madh i emigrantëve dhe refugjatëve në këtë vend të vogël evropian ka shkaktuar reagim të qeverisë sllovene, e cila mbajti takim emergjent natën mes të hënës dhe të martës. Sllovenia u bëri thirrje vendeve të BE-së të "rrisin solidaritetin e tyre dhe të pranojnë numër më të madh të emigrantëve të cilët vijnë nëpërmjet Kroacisë".
"Është iluzore të pritet që Sllovenia me dy milionë banorë të saj të ndalë fluksin e emigrantëve dhe të zgjidhë atë që nuk mundën shtetet shumë më të mëdha evropiane", shkruan në mes tjerash, në komunikatën e Qeverisë së Sllovenisë.
Për
të lexuar vazhdimin e lajmit duhet të abonoheni.