Ayşe Hümeyra Atılgan
09 Shkurt 2017•Përditësim: 09 Shkurt 2017
ANKARA (AA) – Familja dhe martesa mund të reduktojnë në masë të madhe rrezikun e radikalizimit të të rinjëve, thotë një raport i përpiluar, i cili këto ditë do të prezantohet në një konferencë ministrore e cila do të mbahet në Arabinë Saudite.
Raporti i Qendërs për Hulumtime Ekonomike dhe Sociale në Shtetet Islamike (SESRIC), në të cilin kishte qasje Anadolu Agency (AA), bazohet në një studim të mëhershëm si kontribut për ruajtje të familjes dhe vlerave martesore.
I njëjti është përpiluar për delegatët pjesëmarrës në konferencën dy ditore të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI) që do të fillojë sot në Xheda.
Ruajtja e vlerave të familjes dhe institucionit Martesë në shtetet e OBI-së, nxjerrin në pah ndryshmet që janë bërë në botën Islame në dekadat e fundit për sa u përket vlerave të lartpërmendura.
Njëra nga gjetjet e studimit është se socializimi politik në moshën e fëmijërisë dhe adoleshencës i bënë njerëzit më pak të prekur “nga propaganda e ideologjive të reja”.
Duke e cituar një studim të kryer në vitin 2014-të nga Instituti gjerman për Hulumtime Ekonomike, raporti thotë se fëmijët të cilët kanë mungesë të udhëzimit politik nga prindërit e tyre, “rrezikojnë të ndikohen nga retorika politike dhe propaganda, përfshirë edhe ideologjitë aberante dhe të dhunshme".
“Këto rezultate sugjerojnë se funksionet politike të familjes dhe bashkimit martesor janë veçanërisht të domosdoshme për vendet anëtare të OBI-së, duke patur parasysh përhapjen e konfliktit politik, dhunës politike dhe praninë e ekstremizmit të dhunshëm në këto vende”, vë në dukje raporti.
Studimi në fjalë i zbatuar në shtetet e OBI-së, nënvizon një të dhënë se “familja ka një rol potent për sa i përket parandalimit që të rinjtë të joshen nga ideologjitë dhe lëvizjet ekstremiste”.
Një studim tjetër i kryer në vitin 2015 nga “RAND Corporation”, që analizon faktorët të cilët kanë ndikuar tek të rinjtë në Bregun Perëndimor që të braktisin ekstremizmin, ka theksuar rolin që ka luajtur familja.
Ndërkohë, një libër i botuar në vitin 2009, Partitë Politike dhe Grupet Terroriste, ka publikuar të dhëna se vetëvrasësit me bombë kanë patur më pak lidhje familjare nga terroristët tjerë, duke nxjerrë një përfundim se lidhjet familjare kanë kontrolluar radikalizimin.
Një tjetër studim nga viti 2007 në Palestinë flet se individët e martuar kanë më pak të ngjarë të marrin pjesë në terrorizëm, shton raporti.
“Familja dhe martesa mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në ulje të radikalizimit”, thotë raporti.
Nga politikëbërësit kërkohet që të marrin një qasje më serioze për rolin dhe pozitën e familjes në vendosjen e stabilitetit politik dhe luftimin e ekstremizmit.