Atila Altuntaş
15 Nëntor 2015•Përditësim: 15 Nëntor 2015
STOKHOLM (AA) – Kapiteni i kombëtares suedeze të futbollit dhe sulmuesi i Paris Saint Germain-it Zlatan Ibrahimoviç i prekur thellë nga sulmi terrorist në Paris deklaroi se në ndeshjen e play off-it për kualifikim në EURO 2016 nuk ka mundur të përqendrohet në lojë, raporton Anadolu Agency (AA).
Suedia me rezultatin 2:1 e mposhti Danimarkën në ndeshjen e parë të play off-it për kualifikim në Kampionatin evropian vitin e ardhshëm në Francë.
Ylli i madh karizmatik në teren Ibrahimoviç pas ndeshjes për AA ka thënë se ishte e pamundur të mendohej vetëm për lojën për shkak të tragjedisë që ndodhi në Paris, qytet në të cilin jeton dhe luan për PSG-në.
"Ishte një ndeshje e vështirë dhe siguruam epërsi. Megjithatë, të gjithë jemi thellë të prekur nga tragjedia në Paris. Thellë në zemër e ndjej dhimbjen e të gjitha familjeve të viktimave. Ky sulm të gjithë neve na tmerroi dhe nuk kemi mundur të përqendrohemi në ndeshje", ka thënë Zlatan Ibrahimoviç pas ndeshjes së mbrëmshme ndërmjet Suedisë dhe Danimarkës.
Ai nga loja doli në minutën e 80-të dhe me një reagim të ashpër ndaj stafit profesional në ulëse tërhoqi vëmendjen e opinionit.
Për AA zbuloi se nuk është zemëruar nga zëvendësimi, por se një gjë e tillë nuk ishte bërë më herët.
"Unë kisha vështirësi në frymëmarrje ndaj kërkova zëvendësim. Dhjetë minuta më parë kërkova zëvendësim. Nuk isha i zemëruar që jam zëvendësuar, por për atë se nuk e bënë më parë", shpjegoi Ibrahimoviç.
Mbrojtësi danez Simon Kjaer pas ndeshjes tha se asgjë nuk është vendosur dhe se Danimarka do të kërkojnë shansin e saj në ndeshjen e kthimit.