Erbil Başay
14 Janar 2016•Përditësim: 15 Janar 2016
BERLIN (AA) - Njësia e Forcave Speciale në Berlin të Gjermanisë bastisin ndërtesën ku dyshohej se ishin fshehur peronat që sulmuan një polic, i cili u sulmua se kishte vendosur gjobë për shkak të parkimit të gabuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i policisë së Berlinit, Stefan Redlich në një deklaratë ka theksuar se 4 persona kanë sulmuar një polic 52 vjeçar për arsyen se i kishte vendosur gjobë një mjeti i cili kishte parkuar gabim në bulevardin “Rigaer” në lagjen Friedrichshain dhe si pasojë e goditjeve polici është plagosur.
Redlich, më tej ka vënë në dukje se sulmuesit më pas ishin larguar duke u strehuar në një apartament pranë bulevardit duke vendosur një barrikadë, ku dhe pas kësaj u thërritën forcat speciale të cilët kanë hyrë në ndërtesën ku banonin grupet e majta. Si rezultat i kontrollit është vërejtur se sulmuesit ishin larguar, por në ndërtesë u gjetën disa mjete si gurë, shufra hekuri dhe gozhdë që përdoren në shpimin e gomave të mjeteve.
Ai ka shpjeguar më tej se për arsye sigurie në këtë operacion kanë marrë pjesë 500 forca policie dhe ka pohuar se "kjo ndërtesë përdoret si vend i tërheqjes së personave që kryejnë akte të dhunës. Duam të tregojmë se nuk mund të kryhen sulme ndaj policisë".
Ndërsa ministri i Brendshëm i landit të Berlinit, Frank Henkel në një deklaratë me shkrim duke dënuar sulmin e kryer ndaj punonjësit të policisë tha se: "Nuk lejojmë në qytetin tonë daljen e zonave të paligjshme".