İsmihan Özgüven
26 Nëntor 2015•Përditësim: 27 Nëntor 2015
HATAY (AA) – Një fenomen i pazakontë i lindjes së një breshke me dy koka në plazhin e Detit Mesdhe në jug të Turqisë, tërhoqi vëmendje të madhe të opinionit, por edhe të shkencëtarëve të cilët janë duke hulumtuar këtë rast, raporton Anadolu Agency (AA).
Profesori nga Universiteti Cuhuriyet për AA tha se breshka dykrerëshe është gjetur në vendin Samandag në vendin Hatay, që është edhe njëra nga rajonet në të cilat me mbështetje të Ministrisë së Pylltarisë dhe Burimeve Ujore zhvillohet projekti i rëndësishëm në mbrojtjen e breshkave, ndryshe specie e rrezikuar.