Tufan Aktaş
07 korrik 2020•Përditësim: 07 korrik 2020
Në Afrikë çdo ditë po thyhen rekorde të reja në numrin e rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të publikuara nga faqja "Worldometers", thuhet se shifra e personave të diagnostikuar deri më sot me virusin në mbarë kontinentin ka arritur në 496.662 ndërsa numri i viktimave në 11.698.
Në kontinentin ku ka filluar të shënohen çdo ditë më shumë se 10 mijë raste, rikujtohet se numri i rasteve më 1 korrik ishte 407 mijë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka njoftuar se 80 për qind e rasteve janë regjistruar në vetëm 10 vende dhe se kanë filluar të lehtësohen masat në shumë vende pavarësisht rritjeve të shënuara.
Numri i rasteve kryesohet nga Egjipti që ndodhet në veri të Afrikës dhe në Afrikën e Jugut që ndodhet në jug të kontinentit, ndërsa këto pasohen nga Nigeria, Gana, Algjeria, Kameruni dhe Maroku.
Në Egjipt janë regjistruar 76.222 raste dhe 3.422 vdekje nga COVID-19 ndërsa në Afrikën e Jugut 205.721 raste dhe 3.310 vdekje.