Berk Özkan
31 Mars 2020•Përditësim: 31 Mars 2020
Liderët e Turqisë dhe Indonezisë në një bisedë telefonike kanë diskutuar rreth pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) që çdo ditë po infekton më shumë njerës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Drejtoria për komunikim në Kabinetin e presidentit turk ka bërë të ditur se presidenti Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij indonezian, Joko Widodo, diskutuan bashkëpunimin në luftën kundër koronavirusit dhe marrëdhëniet dypalëshe.
Më herët gjatë ditës, Widodo shpalli emergjencë kombëtare të shëndetit publik për pandeminë e COVID-19 dhe njoftoi një shpenzim shtesë prej 24.7 miliardë dollarë për të lehtësuar ndikimin.
Nga ana tjetër, Turqia në fillim të marsit njoftoi për një pako prej 15.4 miliardë dollarë për të kufizuar ndikimin ekonomik nga koronavirusi.
Virusi COVID-19, i cili u shfaq në Wuhan, Kinë dhjetorin e kaluar, është përhapur në të paktën 178 vende dhe rajone në mbarë globin.