Dilara Hamit
02 nëntor 2020•Përditësim: 03 nëntor 2020
Franca gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 52.518 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke shënuar rekord të infeksioneve të reja që nga shpërthimi i pandemisë në vend, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në vend u rrit në 1.46 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Të dhënat zyrtare treguan se 418 persona të tjerë vdiqën nga koronavirusi, duke e çuar në 37.435 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga virusi në vend.
Siç njoftojnë autoritetet shëndetësore të vendit, gjithsej 25.143 pacientë po trajtohen në spitale, përfshirë 3.730 në kujdes intensiv.
Po ashtu njoftohet se 877 pacientë të tjerë janë shëruar nga virusi, duke e çuar në 119.104 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.
Shkalla e testeve pozitive për COVID-19 në vend u rrit në 20,6 për qind.
Për shkak të rritjes së shpejtë të rasteve të infeksioneve, në të gjithë Francën po zbatohet një shtetrrethim.