Cüneyt Karadağ
18 Mars 2022•Përditësim: 21 Mars 2022
Që nga 20 marsi në Gjemani do të lehtësohen pjesërisht masat kundër COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).
Me ndryshimin në Ligjin e Mbrojtjes kundër Infeksioneve të miratuar në Parlamentin Federal, janë hequr disa nga kufizimet në mbarë vendin.
Në kuadër të "masave bazë", detyrimi për mbajtjen e maskave do të vazhdojë vetëm në vende të tilla si spitale, shtëpitë e kujdesit dhe të moshuarve, në automjetet e transportit publik, në trena dhe avionë. Në vendet përveç këtyre përdorimi i maskës do të hiqet.
Gjithashtu detyrimi për testin e COVID-19 do të vazhdojë në spitale, në shtëpitë e kujdesit dhe të moshuarve, në shkolla dhe në çerdhe ku ka grupe të rrezikuara. Në vendet përveç këtyre nuk do të kërkohet test.
Rajonet në vend do të mund të zbatojnë një sërë masash si testim i detyrueshëm për COVID-19, distancim fizik dhe mbajtjen e maskave në vende që konsiderohen të nevojshme pasi këshillat rajonalë të marrin vendim "për situatën në pandemi" në zonat ku rastet janë të larta.