Havva Kara Aydın
16 Maj 2020•Përditësim: 16 Maj 2020
Irani në 24 orët e fundit ka konfirmuar 35 vdekje të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ky virus në vend është rritur në 6.937, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria iraniane e Shëndetësisë ka konfirmuar se me 1.757 persona të tjerë të testuar pozitiv ndaj koronavirusit, numri i përgjithshëm i të infektuarve nga ky virus është rritur në 118.392.
Ministria po ashtu theksoi se vendi në 24 orët e fundit raportoi vdekjet më të ulëta ditore në 70 ditët e fundit.
Autoritetet shëndetësore po ashtu njoftuan se deri më tani janë shëruar 93.147 pacientë paraprakisht të infektuar me koronavirus, ndërsa 2.716 pacientë janë në gjendje kritike.
Shkollat u rihapën të shtunën
Shkollat fillore dhe të mesme, të mbyllura që nga 5 marsi në të gjithë Iranin në kuadër të masave kundër pandemisë, pas një vendimi të marrë nga Këshilli Kombëtar i Koronavirusit nga dita e sotme janë rihapur.
Transmetuesi shtetëror i Iranit tha se përdorimi i maskave dhe dorezave është i detyrueshëm në shkolla.
Edhe pse mësuesit janë të detyruar të jenë të pranishëm në shkolla për të kompensuar mësimet e ndërprera, nxënësit nuk janë.
Në Iran, një nga vendet më të prekura nga pandemia në Lindjen e Mesme, rasti i parë me COVID-19 u zbulua në Qom më 19 shkurt dhe më u pas u përhap në mbarë vendin.
Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimn e ka shpallur pandemi globale.
Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i të infektuarve me COVID-19 ka tejkaluar shifrën 4.5 milionë, me pothuajse 310 mijë të vdekur dhe mbi 1.6 milionë të shëruar.