Selçuk Buğra Gökalp
31 Dhjetor 2021•Përditësim: 31 Dhjetor 2021
Klubi italian FC Internazionale Milano njoftoi se tre lojtarë kanë rezultuar pozitiv në koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim të klubit thuhet se Alex Cordaz, Edin Dzeko, dhe Martin Satriano kanë rezultuar pozitiv në COVID-19 në testet PCR të bëra dje.
Tre lojtarët tashmë janë në vetizolim në shtëpitë e tyre, thuhet në njoftim, duke shtuar se ata do të ndjekin udhëzimet shëndetësore qeveritare.