Zehra Nur Düz
18 Maj 2020•Përditësim: 18 Maj 2020
Ministria e Shëndetësisë së Katarit ka konfirmuar 1.365 infektime të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 33.969, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i të vdekurve është rritur në 15, ndërsa 19 pacientë të rinj janë pranuar në kujdes intensiv për shkak të përkeqësimit të gjendjes, duke e çuar në 172 numrin e përgjithshëm të pacientëve në kundes intesiv.
Katari raportoi rastin e parë me COVID-19 më 29 shkurt.
Pas origjinës në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, COVID-19 është përhapur në të gjithë botën.
Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 4.8 milionë dhe kanë humbur jetën mbi 316 mijë persona, ndërsa numri të shëruarve ka tejkaluar 1.8 milionë.