Agim Sulaj
12 Shkurt 2022•Përditësim: 13 Shkurt 2022
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh lidhur me rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19) ka njoftuar se 4 persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur, derisa numri i viktimave nga ky virus ka shkuar në 3.068, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 643 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 222.339
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 4.043 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.721.800 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 2.028 persona që kanë fituar betejën me koronavirusin. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 204.632, ndërsa numri i rasteve aktive është 14.639.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 1.433 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.800.413 doza të vaksinës. Deri më sot 810.436 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.