Agim Sulaj
14 Tetor 2021•Përditësim: 14 Tetor 2021
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka vdekur asnjë person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19), duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të mbetet në 2.973, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 31 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 160.495.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 2.332 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.235.648 teste.
Sa i përket numrit të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 150 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 156.598 ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 924.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 7.154 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.483.260 doza të vaksinës. Deri më sot 654.325 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.