Esin Eşkinat Sayılgan
14 Tetor 2021•Përditësim: 14 Tetor 2021
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 719.546, prej të cilëve 2.976 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 44,68 milionë, me 112.605 raste të reja.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4,79 milionë raste të konfirmuara dhe mbi 70 mijë vdekur.
Në SHBA deri më tani mbi 217,6 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 187,9 milionë dozën e dytë dhe 8,9 milionë kanë marrë tri doza.
Qendra amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka njoftuar se 78,5 për qind e popullatës së rritur në SHBA ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.