Mehmet Alaca
08 Qershor 2022•Përditësim: 09 Qershor 2022
Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, ka njoftuar se është infektuar me koronavirusin COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kryeministrja Marin njoftoi në llogarinë e saj në twitter se rezultoi pozitiv në testin për COVID-19.
Marin tha se ka simptoma të lehta të koronavirusit dhe se ndihej mirë.
Më 4 qershor, kryeministrja finlandeze realizoi një vizitë zyrtare në SHBA dhe takoi sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin diskutoi mbi anëtarësimin e vendit të saj në NATO.