Agim Sulaj
08 Qershor 2022•Përditësim: 08 Qershor 2022
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se asnjë person i infektuar me COVID-19 nuk ka ndërruar jetë, derisa numri i viktimave mbetet 3.139, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) 10 persona të tjerë janë infektuar me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në 228.407.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 254 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.843.058 teste.
Të dhënat e fundit njoftuar për pesë persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 225.214, ndërsa numri i rasteve aktive është 54.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 93 doza të vaksinës ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.608 doza të vaksinës. Deri më sot 823.310 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.