Ekip
11 Maj 2021•Përditësim: 12 Maj 2021
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 171 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar në 154.222 numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i vdekjeve nga koronavirusi po ashtu është rritur në 5.135, me 26 viktima të regjistruara brenda ditës së fundit.
Po ashtu 409 pacientë të tjerë fituan betejën kundër virusit, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar nga pandemia ka shkuar në 138.779.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer gjithsej 743.378 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.357 teste të kryera gjatë ditës së fundit.
Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 10.308.