15 Mars 2022•Përditësim: 16 Mars 2022
Maqedonia e Veriut gjatë ditës së fundit ka regjistruar 312 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), si dhe katër viktima, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 301.895, ndërsa numri i vdekjeve në 9.155.
Vendi po ashtu regjistroi 290 pacientë të tjerë të shëruar nga COVID-19, duke e çuar në 290.907 numrin e përgjithshëm të tyre.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.925.963 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.605 teste të kryera brenda ditës së fundit.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 1.833.