Ekip
25 Prill 2021•Përditësim: 26 Prill 2021
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 314 raste të tjera dhe 27 viktima nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 ka arritur në 150.588, ndërsa ai i viktimave në 4.677.
Institucionet shëndetësore kanë regjistruar 557 pacientë të tjerë të shëruar nga koronavirusi, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve që fituan betejën kundër pandemisë ka shkuar në 129.053.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 16.858.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore në vend kanë kryer 709.457 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.362 teste të kryera brenda 24 orëve të fundit.