Yusuf Özcan
15 Maj 2020•Përditësim: 16 Maj 2020
Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Francë ka shkuar në 27.529, pasi në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 104 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se numri i të infektuarve me virusin është rritur në 215.632 me një rritje prej 942 në 24 orët e fundit.
Ndërsa 19.861 persona janë duke u trajtuar në spital prej të cilëve 2.203 janë në kujdesin intensiv.
Numri i të shëruarve është rritur në 60.448.
Ministri i Shëndetësisë Olivier Veran, tregoi se do të japin një mbështetje prej 22 milionë eurosh për 45 projekte të ndryshme për të hulumtuar rreth COVID-19.