Ekip
01 Dhjetor 2020•Përditësim: 01 Dhjetor 2020
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 32 viktima të tjera dhe 336 raste të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i vdekjeve nga COVID-19 është rritur në 1.763, ndërsa numri i të infektuarve në 61.878.
Gjatë ditës së fundit, 544 pacientë të tjerë u shëruan nga koronavirusi, duke e çuar në 38.946 numrin e përgjithshëm të të shëruarve nga virusi.
Që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer gjithsej 332.286 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.181 teste të kryera brenda 24 orëve të fundit.
Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 21.169.