02 Nëntor 2021•Përditësim: 03 Nëntor 2021
Maqedonia e Veriut gjatë ditës së fundit ka regjistruar 593 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), si dhe dhjetë viktima, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend është rritur në 203.298, ndërsa ai i viktimave në 7.159.
Vendi po ashtu ka regjistruar 415 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër pandemisë, duke e çuar në 189.264 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar të cilit paraprakisht ishin të prekur nga virusi.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 6.875.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 1.390.369 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.391 teste të kryera brenda ditës së fundit.