Bakir Tiro
13 Mars 2020•Përditësim: 16 Mars 2020
Edhe kampionati futbollistik i Francës është ndërprerë sot për shkak të pandemisë së koronavirusit në botë, raporton Anadolu Agency (AA).
"Doemos duhet të luftojmë në çdo mënyrë për të kapërcyer krizën e shkaktuar nga përhapja e koronavirusit në vendin tonë. Për këtë shkak kemi vendosur të ndalojmë të gjitha garat e futbollit në Francë. Vendimi është i efektshëm menjëherë. Trajnimi i ekipit është gjithashtu i ndaluar. Kampionati anulohet, gjegjësisht vazhdon kur të krijohen kushtet", tha Federata Franceze e Futbollit në një deklaratë.
Numri global i vdekjeve është afro 5.000, me mbi 135 mijë raste të konfirmuara.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur sëmundjen pandemi globale.