Esat Fırat
29 Dhjetor 2021•Përditësim: 29 Dhjetor 2021
Numri i personave të infektuar me variantin Omicron të COVID-19 në Palestinë është rritur në 48, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë të Palestinës thuhet se varianti Omicron i virusit është regjistruar tek 13 persona të tjerë.
Një nga rastet e zbuluara është regjistruar në Rripin e Gazës ndërsa të tjerët në qytetet në Bregun Perëndimor të pushtua. Me këtë numri i përgjithshëm është rritur në 48.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se varianti Omicron në Palestinë u zbulua për herë të parë më 23 dhjetor tek 3 persona të ardhur nga jashtë.
Varianti Omicron po përhapet me shpejtësi në shumë vende.