Riyaz Khaliq Khaliq
29 Dhjetor 2021•Përditësim: 30 Dhjetor 2021
Kina ka raportuar rënie të lehtë të numrit të infeksioneve të transmetuara lokalisht, me 152 raste ditore, krahasuar me tre ditët e fundit, njoftoi sot Komisionit kombëtar shëndetësor i këtij vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Xi'an, kryeqyteti i provincës veriperëndimore Shaanxi, të martën regjistroi rritje të rasteve që nga fundjava e kaluar, me 151 raste, për të katërtën ditë me radhë, thuhet në njoftim.
Më tej theksohet se 45 raste të importuara u zbuluan në 10 rajone të nivelit provincial.
Qyteti prej 13 milionë banorësh ka qenë nën bllokim të rreptë që nga e enjtja pasi autoritetet nisën raundin e katërt të testimit masiv nukleik të bazuar në PCR për të shkurtuar transmetimin e infeksionit.
Ekspertët shëndetësorë vlerësuan se transmetimi mund të përfundojë deri në mes të janarit.
Kina deri më tani ka raportuar gjithsej 101.683 raste me COVID-19, përfshirë 4.636 vdekje.