Sinan Doğan
08 Korrik 2020•Përditësim: 09 Korrik 2020
Në 24 orët e fundit në Peru kanë humbur jetën 180 persona për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë në Peru thuhet se me 180 vdekjet e reja në 24 orët e fundit ka arritur në 10.952 numri i viktimave nga COVID-19 ndërsa me 3.575 rastet e reja ka arritur në 309.278 numri i rasteve me koronavirus.
Gjithashtu bëhet e ditur se numri i të shëruarve nga COVID-19 ka arritur në 200.938.
Rasti i parë me COVID-19 në Peru u regjistrua më 6 mars ndërsa vdekja e parë lidhur me virusin më 20 mars.