Sinan Doğan
07 Korrik 2020•Përditësim: 07 Korrik 2020
Në 24 orët e fundit në Peru kanë humbur jetën 183 persona për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë në Peru thuhet se me 183 vdekjet e reja në 24 orët e fundit ka arritur në 10.772 numri i viktimave nga COVID-19 ndërsa me 2.985 rastet e reja ka arritur në 305.703 numri i rasteve me koronavirus.
Gjithashtu bëhet e ditur se numri i të shëruarve nga COVID-19 ka arritur në 197.619.
Rasti i parë me COVID-19 në Peru u regjistrua më 6 mars ndërsa vdekja e parë lidhur me virusin më 20 mars.