Kasım İleri
20 Shkurt 2022•Përditësim: 20 Shkurt 2022
Në SHBA ka tejkaluar 935 mijë numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Universitetit "Johns Hopkins" me 33.786 raste në 24 e fundit ka arritur në 78.460.091 numri i rasteve ndërsa me 593 vdekje në 24 orët e fundit ka arritur në 935.057 numri i viktimave nga COVID-19.
Me mbi 8 milionë e 891 mijë raste, Kalifornia renditet e para në vend ndërsa vijojnë Teksasi me rreth mbi 6 milionë e 575 mijë dhe Florida me mbi 5 milionë e 818 mijë.
Po ashtu me 83.946 vdekje, Kalifornia renditet e para në SHBA për sa i përket numrit të viktimave nga COVID-19 e cila ndiqet nga Teksasi me 83.648 vdekje dhe Florida me 68.902 vdekje.
Sipas të dhënave nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), e cila ndjek statistikat për vaksinimin kundër COVID-19 në SHBA, 80.9 për qind e qytetarëve mbi 5-vjeç ka marrë të paktën një dozë të vaksinës ndërsa 68.8 për qind dozën e dytë. Ndërkohë kanë marrë dozën përforcuese 44.7 për qind e qytetarëve mbi 12-vjeç që kanë përfunduar vaksinimin.
Mbi 252 milionë persona në vend kanë marrë dozën e parë ndërsa mbi 214 milionë të tjerë dozën e dytë dhe mbi 92 milionë dozën përforcuese.