Agim Sulaj
20 Shkurt 2022•Përditësim: 21 Shkurt 2022
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se 2 persona të infektuar me COVID-19 kanë ndërruar jetë, derisa numri i viktimave nga ky virus ka shkuar në 3.100, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 183 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 225.148.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 2.787 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.748.018 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 713 persona që kanë fituar betejën me koronavirusin. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 217.507 ndërsa numri i rasteve aktive është 4.541.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 579 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.807.323 doza të vaksinës. Deri më sot 813.099 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.