Muhammed Enes Çallı
17 Nëntor 2020•Përditësim: 17 Nëntor 2020
Tre lojtarë të tjerë të klubit turk të futbollit Galatasaray kanë rezultuar pozitivë në testet për koronavirusin e ri (COVID-19), duke rritur numrin e përgjithshëm të rasteve në këtë klub në pesë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Lojtarët e infektuar janë izoluar, ndërsa ka filluar procesi i tyre i trajtimit, tha klubi i Stambollit në një deklaratë.
Emrat e lojtarëve të infektuar nuk u zbuluan.