Ahmet Sertan Usul
08 Shkurt 2022•Përditësim: 09 Shkurt 2022
Ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca njoftoi se vaksina e prodhimit vendas kundër COVID-19, TURKOVAC ka filluar të administrohet në të gjitha 81 qytetet e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Nuk ka mbetur qytet ku nuk ka shkuar TURKOVAC. Mos të mbetet askush pa vaksinë", shkroi Koca në Twitter duke shtuar se TURKOVAC tashmë administrohet në 81 qytetet e vendit, përfshirë spitalet e qytetit.
Në fund të vitit të kaluar vaksina e prodhimit vendas, filloi të administrohet në mbarë vendin.