Agim Sulaj
08 Shkurt 2022•Përditësim: 08 Shkurt 2022
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh lidhur me rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19) ka njoftuar se 2 persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur, derisa numri i viktimave nga ky virus ka shkuar në 3.053, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 787 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 219.069.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 5.082 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.702.573 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 3.613 persona që kanë fituar betejën me koronavirusin. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 195.021, ndërsa numri i rasteve aktive është 20.995.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 1.754 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.794.993 doza të vaksinës. Deri më sot 808.830 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.