Firdevs Bulut
17 Korrik 2020•Përditësim: 17 Korrik 2020
Ministrat e Jashtëm të Turqisë, Meksikës, Indonezisë, Koresë së Jugut dhe Australisë sot zhvilluan një takim përmes video-konferencës për të diskutuar mënyrat në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).
Pesë vendet formojnë bllokun informal MIKTA.
Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu përmes një postimi në Twitter tha: "Mbahet takimi i 17-të i ministrave të Punëve të Jashtme MIKTA përmes video-konferencës. Shkëmbyem mendime se si të përballemi më mirë me sfidat e shkaktuara nga pandemia e COVID-19. Diskutuam mënyra për të zhvilluar më tej bashkëpunimin MIKTA në periudhën e normalizimit".
Në konferencë morën pjesë ministri i Jashtëm i Meksikës, Marcelo Ebrard, ai i Indonezisë, Retno L. P. Marsudi, i Koresë së Jugut, Kang Kyung-wha dhe ministrja e Australisë, Marisa Payne.
Pas shfaqjes në Kinë dhjetorin e kaluar, COVID-19 ka prekur 13.81 milionë njerëz në të gjithë botën, duke shkaktuar më shumë se 590.200 vdekje, tregojnë të dhënat e Universitetit "Johns Hopkins" me qendër në SHBA.
Ndërsa më shumë se 7.72 milionë janë shëruar nga COVID-19.