Tuba Şahin
04 Shtator 2019•Përditësim: 05 Shtator 2019
Eksportet e Turqisë kapën vlerën prej afër 13,2 miliardë dollarësj në muajin gusht, me një rritje prej 1,69 për qind nga muaji i njëjtë i vitit të kaluar, njoftoi ministrja turke e Tregtisë, Ruhsar Pekcan, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në një konferencë për media në Sivas, Ministrja Pekcan tha se importet e vendit u zvogëluan me 0,27 për qind në muajin gusht, për të kapur vlerën prej 15,5 miliardë dollarëve.
Turqia shënoi rënie prej 10 për qind të deficitit të tregtisë së jashtme, i cili në muajin gusht u regjistrua në 2,4 miliardë dollarë, shtoi ajo.
Ndryshe, në fund të çdo muaji, autoriteti statistikor i Turqisë TurkStat publikon shifrat e fundit të tregtisë së jashtme për muajin paraprak, ndërsa Ministria e Tregtisë shpall të dhënat paraprake të sistemit të përgjithshëm të tregtisë në javën e parë të çdo muaji.