Halime Afra Aksoy
29 janar 2020•Përditësim: 29 janar 2020
Lëvizja palestineze e rezistencës, Hamas, tha se do të kundërshtojnë fuqishëm të ashtuquajturin plan i paqes të shpalosur dje nga presidenti amerikan Donald Trump, raporton Anadolu Agency (AA).
"Të drejtat e popullit palestinez nuk do të jenë objekt shitjeje ankandi që Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu t'i realizojnë qëllimet e tyre personale", tha për AA Khalil al-Hayya, një nga drejtuesit e Hamasit.
Hayya tha se është e nevojshme të arrihet unitet në kuptimin e plotë të fjalës dhe një strategji e vetme kombëtare për t'i tejkaluar vështirësitë me të cilat përballet kauza palestineze.
"Do ta kundërshtojmë fuqishëm të ashtuquajturin plan i paqes të Trumpit", tha Hayya.
Ai kërkoi që bota arabe dhe islame të rrisin zërin kundër planit të cilin Trump e ka quajtur si "Marrëveshja e Shekullit" dhe të mos lejohet që Washingtoni të shkojë tutje me hapa kundër popullit palestinez.
Dje në Washington, Trump shpalosi planin prej 80 faqesh së bashku me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili, ndër të tjera, parasheh që Kudsi të mbetet kryeqytet "i pandarë" i Izraelit. Sipas planit, SHBA po ashtu njeh vendbanimet ilegale hebreje në Bregun Perëndimor të pushtuar, ndërsa refugjatëve palestinezë u mohohet e drejta e kthimit në vendlindjet e tyre.