Aness Suheil Barghoti
04 Tetor 2015•Përditësim: 04 Tetor 2015
RAMALLAH, Palestinë (AA) – Sipas dëshmitarëve okularë, së paku 27 palestinezë janë lënduar dhe tre të tjerë janë arrestuar pasi forcat izraelite sulmuan kampin e refugjatëve Jenin në Bregun Perëndimor.
Një dëshmitarë me emrin Ahmad Abu Ai-Haja në një deklaratë për Anadolu Agency tha se automjete ushtarake kanë hyrë në kamp dhe kanë rrethuar disa shtëpi palestineze. Ai po ashtu shtoi se një raketë izraelite qëlloi një shtëpi të një njeriu lokal i përshkruar si një anëtar i krahut të armatosur të Hamas-it.
Sipas disa dëshmitarëve të tjerë okularë, përleshjet shpërthyen mes të rinjve të zemëruar palestinezë dhe forcave izraelite, të cilët u akuzuan për përdorimin e municionit të vërtetë dhe plumbave të gomës.
Nader Arshid, drejtor i spitalit Khalil Sulajman në Jenin, deklaroi për Anadolu Agency se 27 palestinezë janë qëlluar me municion të vërtetë.
Ai shtoi se shumë të tjerë janë prekur nga ndikimi i gazit, por janë trajtuar në vendin e trazirave.
Ushtria izraelite bëri të ditur se ka arrestuar dy palestinezë pas rrethimit të një shtëpie në Jenin, ku gjetën një pushkë M-16 dhe eksploziv.
Ushtria nuk konfirmoi shkrepjen e raketës ndaj shtëpisë palestineze. Tensionet janë rritur në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor të pushtuar nga izraelitët që nga vrasja e javës së kaluar të dy kolonëve hebrenj afër kolonisë Itmar në jug të Bregut Perëndimor të qytetit të Nablus.