Talha Öztürk
27 Tetor 2015•Përditësim: 27 Tetor 2015
BEOGRAD (AA) - Festivali i filmave turk në Beograd i cili organizohet për shfaqjen e filmave turk në Serbi, do të fillojë nesër, raporton Anadolu Agency (AA).
Në festivalin i cili këtë vit organizohet për herë të katërt do të shfaqen filmat "Rruga e Gjatë", "Yozgat Blues", "Merjem" dhe "Sivas".
Këshilltari për Kulturën dhe Promovimin në Ambasadën e Turqisë në Beograd, Isa Yayla, në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së deklaroi se për festivalin kanë zgjedhur filma "shumë të veçantë" dhe "shumë të mirë" dhe se të gjithë filmat të cilët do të shfaqen janë filma me çmime.
Yayla, i cili tha se janë duke synuar për të ndërtuar ura mes kulturave përmes kinemasë shtoi se: "Njerëzit mund të njohin njëri-tjetrin më mirë në sajë të kinemasë".
Hapja e festivalit të cilit do të zgjasë pesë ditë do të bëhet me shfaqjen e filmit të regjisorit Osman Sinav "Rruga e Gjatë" në Muzeun e Arkivit të Filmit Jugosllav. Në hapje do të marrë pjesë edhe regjisori Sinav.
Nga ana tjetër, në kuadër të festivalit të katërt të filmave turk në Beograd, gjithashtu do të ketë ekspozitë të filmave të shfaqur prej vitet 1960 deri në vitet 1980. Në ekspozitën do të marrin pjesë 25 postera të mëdha.