Hüseyin Burak Demirer
28 tetor 2015•Përditësim: 28 tetor 2015
ANKARA (AA) - Simboli i ekipit kombëtar të Anglisë dhe Manchester United-it David Beckham u takua me adhuruesit e futbollit prej vendeve të ndryshme të botës për dokumentarin "Dashuria ndaj futbollit", raporton Anadolu Agency (AA).
Ish-futbollisti David Beckham i cili karrierën e tij e ka nisur në Manchester United, më pas ka luajtur për Real Madrid-in, Los Angeles Galaxy-n, Milan-in, Paris Saint-Germain-in, është takuar me adhuruesit e futbollit të vendeve si: Papua Guinea e Re, Nepali, Argjentina, Xhibuti, SHBA-ja dhe Antarktika në kuadër të dokumentarit "For the Love of the Game (Dashuria ndaj futbollit)" i xhiruar nga ana e institucionit për transmetim BBC.
Mesfushori 40 vjeçar gjatë dokumentarit të gjatë prej 90 minutash ka luajtur 7 ndeshje në 7 kontinente, i cili është në kërkim se a ka futboll, i cili e ka ndryshuar jetën e atij, forcën për ti ndryshuar edhe jetërat e të tjerëve. Xhirimi i cili paraqet luftën jashtë fushës të karaktereve të ndryshme të cilët e kanë dashurinë e futbollit të përbashkët, gjithashtu i paraqet edhe lojtarët të cilët kanë arritur të luajnë në ekipet e mëdha.
Ndalesa e fundit e Beckham-it në dokumentar, i cili u zgjodh si "ambasador i vullnetit të mirë" nga ana e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) në vitin 2005, është stadiumi Old Trafford i Manchester United-it në të cilin ka luajtur gjatë viteve 1992-2003. Ish-kapiteni i ekipit kombëtar të Anglisë del në fushë me legjendat e futbollit aty ku ka nisur gjithçka.
Dokumentari "Dashuria ndaj futbollit" është dokumentari i dytë i Beckham-it pas "David Beckham Into the Unknown" të zgjedhur nga ana e BBC-së, lojtari i cili është në përpjekje për blerjen e një ekipi futbollistik me qendër në Miami të Ligës së Parë të Futbollit Amerikan (MLS) dhe i cili është duke bërë modelim.