Meltem Bulur
24 Mars 2017•Përditësim: 25 Mars 2017
ANKARA (AA) - Fillon "Istanbul Photo Awards Workshop" i cili zhvillohet për herë të parë këtë vit në kuadër të konkursit "Istanbul Photo Awards", raporton Anadolu Agency (AA).
Në kuadër të konkursit i cili është sponsorizuar nga Turkish Airlines (THY) dhe Kryesia e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) për herë të parë këtë vit në Stamboll do të zhvillohen "Istanbul Photo Awards Workshop" dhe "Istanbul Photo Awards Talks".
Në punimet që zhvillohen me mbështetjen e Universitetit të Arteve të Bukura "Mimar Sinan", krahas fotoreporterëve të rinj që punojnë në AA dhe median kombëtare do të marrin pjesë edhe 16 persona të tjerë, studentët e degës së fotografisë në Departamentin e Arteve të Bukura të Universitetit "Mimar Sinan".
Në aktivitetin 3 ditor do të ndajnë përvojat e tyre me pjesëmarrësit fotoreporterët e agjencisë Noor, Yuri Kozyrev dhe Stanley Greene.
Ndërsa edhe më 26 mars, ditën e diel, në orën 14.00 në Universitetin "Mimar Sian", me pjesëmarrjen e Yuri Kozirev dhe Stanley Greene do të mbahet aktiviteti "Istanbul Photo Awards Talks", ku do të ketë takim me të pasionuarit pas fotografisë.
Ekspozita e parë ku do të paraqiten fotografitë fituese të çmimit "Istanbul Photo Awards" do të hapet më 2 prill në Tophane-i Amire.
Editori i publikimeve të lajmeve viziuale në AA, Ahmet Sel ka theksuar se në punimet e studiove fotografike të AA-së që nisin ditën e sotme do të flasin dy fotoreporterë të njohur botërisht.
"Ky është një prej misioneve të AA-së; zhvillimi i lajmeve me fotografi. Në këtë kuptim përveç personelit hapet mundësia e fotoreporterëve të rinj, premtues. Në këtë kuadër në punimet e studios do të marrin pjesë 3 të rinj fotoreporterë nga shtypi kombëtar dhe 4 tët rinj nga artet e bukura të Universitetit 'Mimar Sinan'. Për ne është më e rëndësishme që lajmet fotografi të kenë një vend më të gjerë, të jenë të arritshme nga më shumë shtresa, që historitë e njeriut të paraqiten për ndjekësit me reportazhe fotografie. Dhe për këtë ka nevojë për profesionistët më të përgatitur. Për këtë arsye punimet e studios janë të rëndësishme", është ka shprehur Sel, duke theksuar se këto punime në studio tregojnë edhe njëherë rëndësinë që AA-ja i kushton reportazhit të lajmit fotografi.
Ndër të tjera Sel ka vënë në dukje se "Istanbul Photo Awards" në Turqi do të vazhdojë zgjerimin drejt një aktiviteti edhe më të gjerë fotografik dhe se punimet e studios në fjalë janë një nga hapat e kësaj.
"Mendojmë se në këtë kuptim Istanbul Photo Awards do të ofrojë kontribut për gazetarinë në Turqi. Në të njëjtën kohë si një aktivitet i rëndësishëm presim që të tërheqë edhe vëmendjen e një audience të gjerë", tha Sel.