ANKARA (AA) - Çmimin "Fotografia e vitit" në konkursin ndërkombëtar të fotografisë lajm “Istanbul Photo Awards” që organizohet për të tretën herë nga Anadolu Agency (AA) e ka fituar fotografia e emërtuar "largimi nga DEASH-i" e shkrepur nga Frederic Lafargue.
Në konkursin ku janë përcaktuar tre fotografitë e para nga vlerësimet e fotografive teke dhe në seri të fotografive për kategoritë lajme, sport, portret, natyrë dhe mjedis janë kryer afërsisht 25 mijë aplikime me fotografi. Në kuadër të konkursit i cili është sponsorizuar nga Turkish Airlines (THY) dhe Kryesia e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) krahas fotografisë së vitit janë dhënë edhe çmime për 22 fotografë nga 17 vende. Fituesit janë përcaktuar nga një juri ndërkombëtare profesionale në Kapadokya gjatë periudhës 19-22 mars.
Fotografia e emërtuar "largimi nga DEASH-i" e realizuar në Irak për Paris Match nga fotoreporteri francez Frederic Lafargue është nderuar me çmimin "fotografia e vitit" nga juria ndërkombëtare.
Ndërsa në kategorinë e "lajmit seri" çmimin e parë e ka marrë fotografia me temë "vdekja në Mesdhe" e shkrepur për AFP nga Aris Messinis.
Ndërsa Adam Pretty me fotografinë e shkrepur për Getty Images "Nën sipërfaqe" në kategorinë "sport tek" ka marrë çmimin e parë, si dhe Patrick Smith çmimin e parë në për kategorinë "sport seri" me fotografinë e shkrepur për Getty Images.
Mary Gelman ka marrë çmim të parë në kategorinë "portret seri" me fotografitë në seri të grave viktima, ndërsa për kategorinë "portret tek" juria nuk ka gjetur vepër për ta vlerësuar me këtë çmim.
Ndërsa Kemal Jufri me fotografinë "Të ushqesh orangutangët jetimë" ka marrë çmimin e parë në kategorinë "natyrë dhe mjedis seri", si dhe Johnny Miller, me fotografinë "fusha e golfit Papwa Sewgolum" është fituesi i çmimit të parë në kategorinë "natyrë dhe mjedis tek".
Juria ka dhënë "çmimin fotoreporteri i ri" për fotoreporterin me profesion të lirë Hosam Salem që jeton në Gaza me fotografinë "Stërvitja e rrugës në Gaza".
Anëtarët e Jurisë
Juria e garës ndërkombëtare, njëlloj si edhe vitet e kaluara, edhe këtë vit është përbërë nga emra të njohur. Në mesin e jurisë së vitit të kaluar ku merrnin pjesë drejtori i Qendrës për Fotografi të Shangait, fotoreporteri që ka fituar çmimin "Pulitzer", Liu Heung Shing, drejtori për Shpërndarje të Fotografive dhe Zhvillim të Biznesit i AFP-së Michel Scotto, këshilltari për media vizuale Georges De Keerle, drejtori editorial i Lajmeve Vizuale i AA-së Ahmet Sel dhe editori i Fotografive i AA-së Fırat Yurdakul, këtë vit jurisë i janë shtuar edhe emra që kanë treguar sukses në këtë fushë.
Në jurinë për vitin 2017 morën pjesë gjithashtu edhe drejtorja e publikimeve dixhitale në revistën Paris Match, Marion Mertens, fotografi i famshëm i Agjencisë Noor, Yuri Kozirev, fotoreporteri në fushën e sportit pranë Getty Images, Cameron Spencer.
Mertens e cila është e dhe kryetarja e jurisë për "Istanbul Photo Awards 2017" gjendet me detyrë në revistën Paris Match që nga viti 1998. Mertens, e cila drejton formatet e revistës për internet, tabletë dhe celularë, më parë kishte punuar si zv/editor i lajmeve të revistës për 15 vite. Karrierën e saj ajo e ka filluar në Gamma Presse Images, ndërsa para kalimit në Paris Match, ajo ka qenë e angazhuar edhe në Le Figaro, l'Express dhe VSD.
Edhe fotoreporteri Yuri Kozyrev gjatë detyrës së tij 20 vjeçare ka punuar në vende të ndryshme të botës për revistën Time. Kozyrev i cili vazhdon punimet e tij në vendet si Çeçeni, Egjipt, Libi dhe Jemen është fitues i shumë çmimeve kryesisht të World Press.
Ndërsa fotoreporteri i suksesshëm i sportit në Getty Images, Cameron Spencer, që nga viti 2004 punon profesionalisht në fushën e fotografisë së sportit dhe portreteve. Edhe Spencer ka marrë shumë çmime të rëndësishme në fushën e tij. Edhe regjisorja e dokumentareve dhe kuratorja Liza Faktor ka një përvojë ku ajo në vitin 2014 ka qenë anëtare e jurisë World Press. Ajo ndodhet në mesin e emrave më të rëndësishëm dhe inovative në fushën e saj të fotografisë me çmimin "Howard Chapnich".
"Jemi lumturuar me ato që kemi parë"
Kryetarja e jurisë Marion Mertens ka theksuar se fotoreporterët pjesëmarrës në konkurs përveç se kanë qenë gjithëpërfshirës ata kanë treguar një cilësi të lartë. "Nga pikëpamja artistike, gazetareske dhe kreativitetit jemi lumturuar goxha me ato që kemi parë sepse janë mjaft të mirë", është shprehur Mertens.
Ndërsa anëtari i jurisë Kozyrev duke vënë në dukje se fotoreporterët kanë aplikuar në konkurs me një numër të konsiderueshëm të temave tha se "Mendoj se fotografia që kemi zgjedhur përbën goxha rëndësi për të treguar se çfarë është e rëndësishme për shoqërinë, gazetarët dhe fotoreporterët."
"Nuk ishte e lehtë të vendosnim se kush ishte më e mira. Fotografia që ne zgjedhim është e rëndësishme. Ka dhe një gjë tjetër që është e lidhur se ku ndodhemi ne. Mund të themi se Turqia pothuajse është në linjën e frontit. Nuk është larg nga Siria dhe Iraku. Mendoj se është një alternativë tjetër nga pikëpamja që njerëzit normalë të vërejnë ekspozitën dhe të rikujtojnë se nuk jetojnë larg nga lufta. Të gjitha këto janë gjëra të lidhura", ka shtuar ndër të tjera Kozirev, duke theksuar se kanë punuar me kujdes kryesisht në zgjedhjen e të gjitha historive për kategorinë e lajmeve.
"Cilësia e fotografive e shkëlqyer"
Edhe anëtari i jurisë Cameron Spencer është shprehur se ka patur me të vërtetë fotografi shumë cilësore në kategorinë e tek dhe seri të lajmeve, në kategorinë e sportit, portretit dhe natyrës.
Pasi ka theksuar se cilësia e fotografive ka qenë e shkëlqyer ai është shprehur : "Krahas kësaj në konkurs marrin pjesë disa nga fotografët më të mirë në botë. Mendoj se kjo është një tregues edhe i mjeshtërisë së konkursit që ka filluar vetëm para disa vitesh. Ky konkurs me të vërtetë të jep siguri për industrinë e fotografisë kryesisht në kategorinë lajm dhe në sport. Kur kemi zgjedhur fotografinë fituese kemi patur shumë debate-shkëmbime të ideve mes nesh. Ka qenë një proces i vështirë përzgjedhja finale e fotografive edhe për kategorinë lajm edhe për atë sport. Cilësia e fotografisë dhe shpjegimi i temës është me të vërtetë i shkëlqyer. Shpresoj se njerëzit do të preken dhe do të besojnë në fotografinë që ne kemi zgjedhur të parën."
"Preferohet fotografia e mirë, jo ajo e njohura"
Anëtari i jurisë Liu Heung Shing ka nënvizuar se ky konkurs është pozicionuar drejtë në krahasim me konkurset e tjera të fotografisë në botë, dhe sipas tij është një alternativë shumë e bukur. Pasi ka theksuar se si cilësia dhe shumëllojshmëria e aplikimeve po ashtu edhe aplikimet nga çdo vend i botës e bëjnë një alternativë shumë të mirë konkursin Liu tha se "Preferenca për fotografinë më të mirë dhe jo atë të njohurën, e dërgon qartë mesazhin tuaj për fotoreporterët."
"Nxitës për fotografët e rinj"
"Për mendimin tim kjo është një gjë e mrekullueshme, sepse kur unë kam qenë i ri nuk ka patur konkurse të tilla dhe ndihmë në këtë mënyrë. Mendoj se është nxitës për fotografët e rinj", u shpreh Georges de Keerle, anëtar i jurisë, duke vënë në dukje rëndësinë e çmimit për fotoreporterët e rinj nën moshën 28-vjeçare.
Konkursi është pasuruar me kategori të reja, shumat e çmimit janë rritur
Numri i kategorive në konkursin e këtij viti është rritur në 8, gjithashtu përveç dhe i pavarur nga kategoritë këtë vit për herë të parë është dhënë edhe çmimi "Fotoreporteri i Ri" me një çmim 3 mijë dollarë për fotografët nën moshën 28 vjeç. Me këtë çmim synohet mbështetja e fotoreporterëve të rinj.
Çmimi "Fotografia e Vitit" në konkurs teksa ka qenë 10 mijë dollarë, bëhet e ditur se për të gjitha çmimet fituese në vendin e parë për të gjitha kategoritë ka patur një shumë me 8 mijë dollarë dhe për të dytët 5 mijë dollarë dhe për të tretët 3 mijë dollarë.
Aplikojnë fotografët e lajmeve më të mirët në botë
Vitin e kaluar në konkursin ndërkombëtar të fotografisë lajm “Istanbul Photo Awards” çmimin "Fotografia e Vitit" e kishte fituar fotografia "Britmat e fëmijëve sirianë për ndihmë" e shkrepur nga Abd Doumany.
Ndërsa fotografia "Refugjatët" fituese e çmimit të parë në kategorinë e lajmit tek e realizuar nga Sergey Ponomarev për New York Times, më pas u bë fituese e çmimit Pulitzer.
Ndërsa "Fotografia e Vitit" fituese e konkursit të një viti më parë në “Istanbul Photo Awards 2015" e realizuar nga Daniel Berehulak në Liberi gjatë epidemisë së Ebola-s gjithashtu ka qenë më pas fituese e çmimit Pulitzer.
news_share_descriptionsubscription_contact


